11:41 / 11.10.2023
Afganistani goditet nga tërmeti i dytë brenda disa ditësh
RTKlive
Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale (00:40 GMT) të mërkurën, 28 km (17 milje) në veri të qytetit të Heratit.
Më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë, raporton BBC
Ndikimi më i gjerë nuk është ende i qartë, por shumë ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan të shtunën.
Agjencitë e ndihmës kanë thënë se ka gjithashtu mungesë të batanijeve, ushqimeve dhe furnizimeve të tjera.























