Shqipëria gjithnjë e më afër kualifikimit, arrin fitore të madhe nga Çekia
Uran Krasniqi / RTKLive
Shqipëria ka arritur fitore të madhe kundër Çekisë mbrëmjen e të enjtes në "Air Albania Stadium", duke bërë hap të madh drejt Euro 2024.
Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho ka fituar nga çekët me rezultat 3-0.
Qysh në minutën e dhjetë Jasir Asani ka demantuar të gjithë ata që kanë menduar se goli i tij ndaj ndaj Polonisë është kulmi. Në ndeshjen kundër Çekisë futbollisti nga Shkupi e ka shënuar një tjetër gol po aq të bukur apo edhe më të bukur. Kjo ka ndodhur në minutën e dhjetë, kur me një gjuajtje nga jashtë zonës e ka kaluar Shqipërinë në epërsi kundër Çekisë.
Pastaj nga fundi i pjesës së parë ka ndodhur një situatë ku fillimisht gjyqtari është vendosur në vështirësi të definimit se çfarë ka ndodhur. Një çuarje e topit në rrjetë dorë i ka kushtuar me kartonin e dytë të verdhë futbollistit të Çekisë, Chytil. Situata e ndodhur në minutën e dyzetë ka marrë pak kohë derisa është vlerësuar pasi çekët kanë festuar për gol.
Pas reagimit të gjyqtarit me karton Republika Çeke ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, gjë që do të thotë se pos epërsisë me gola Shqipëria ka shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh edhe me avantazh numerik.
Pastaj në pjesën e dytë Shqipëria ka realizuar edhe dy gola.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e dytë kur një aksion i shqiptarëve ku kanë bashkëvepruar Asani, Cikalleshi dhe Seferi, ky i fundit e ka çuar topin në rrjetë.
Më vonë, në minutën e shtatëdhjetë e tretë sërish Seferi, autori i golit të dytë, është gjetur në pozitë të mirë për ta çuar në rrjetë një top të pranuar nga Daku.
Fitorja e Shqipërisë do të mund të ishte edhe më e thellë sikur VAR të mos i anulonte skuadrës kuq e zi një gol të shënuar nga Muja në minutat afër fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Shqipëria gjendet në pozitën e parë në grup me trembëdhjetë pikë, katër më shumë se sa Polonia në vendin e dytë. 
Shqipëria shënon prapë, drejt fitores ndaj Çekisë
Shqipëria e ka shënuar edhe golin e tretë në "Air Albania Stadium" kundër Çekisë.
Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e tretë kur sërish Seferi, autori i golit të dytë, është gjetur në pozitë të mirë për ta çuar në rrjetë një top të pranuar nga daku.
Me këtë rezultat, atëherë do ta mbante Shqipërinë në pozitën e parë në grup, e cila çështjen e kualifikimit në Euro 2024 e bën pothuajse vetëm një çështje formale. 
Shqipëria shënon prapë kundër Çekisë
Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë në "Air Albania Stadium" kundër Çekisë.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e dytë kur një aksion i shqiptarëve ku kanë bashkëvepruar Asani, Cikalleshi dhe Seferi, ky i fundit e ka çuar topin në rrjetë.
Po qe se ruhet ky rezultat, atëherë do ta mbante Shqipërinë në pozitën e parë në grup.
Shqipëria e mbyllë pjesën e parë me avantazh golash po edhe numerik
Një çuarje e topit në rrjetë dorë i ka kushtuar me kartonin e dytë të verdhë futbollistit të Çekisë, Chytil.
Situata e ndodhur në minutën e dyzetë është dashur të rivlerësohet nga gjyqtarët, pasi çekët kanë festuar për gol.
Pas reagimit të gjyqtarit me karton Republika Çeke ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, gjë që do të thotë se pos epërsisë me gola Shqipëria ka shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh edhe me avantazh numerik.
Asani me tjetër gol të bukur e kalon Shqipërinë në epërsi
Është gabuar kushdo që ka menduar se goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është kulmi. Në ndeshjen kundër Çekisë futbollisti nga Shkupi e ka shënuar një tjetër gol po aq të bukur apo edhe më të bukur.
Kjo ka ndodhur në minutën e dhjetë, kur me një gjuajtje nga jashtë zonës e ka kaluar Shqipërinë bë epërsi kundër Çekisë.
Sidoqoftë ka edhe shumë minuta lojë dhe asgjë nuk ka përfunduar në ndeshjen e dy kryesuesve të grupit.
Nis ndeshja Shqipëri - Çeki
Ka nisur ndeshja Shqipëri Çeki, e vlefshme përkualifikimet e Euro 2024.
Në rast fitore kualifikimi në Evropian i skuadrës së drejtuar nga Sylvinho formalizohet, ndërsa në rast rezultatesh të tjera atëherë Shqipërisë i duhet të presë dy ndeshjet e tjera, me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe.
Në ndeshjen e parë në Çeki ndjesha qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Shqipëri - Çeki, formacionet
Shqipëria dhe Çekia ndeshen sonte në një përballje të vlefshme për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























