23:46 / 12.10.2023
Sunak: Asgjë s’do të na pengojë të mbajmë hebrenjtë të sigurt
M.M. /RTKlive
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka reaguar për situatën në Izrael pas sulmit terrorist i Hamasit.
Ai përmes rrjetit social “X”, ka shkruar se asgjë nuk do ta pengojë të mbajë komunitetin hebre të sigurt.
Ai premtoi komunitetin hebre për mbështetjen e Britanisë së Madhe.
“Asgjë nuk do të na pengojë të mbajmë komunitetin hebre të sigurt. Ju keni mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar Sunak në platformën “X”.
























