20:45 / 13.10.2023
Finlanda i shkakton humbjen e parë Shqipërisë U21
Uran Krasniqi/RTKLive
Shqipëria U21 nuk ka qenë në gjendje ta ndjekë suksesin e Shqipërisë A në ndeshjet ndërkombëtare.
Me tregolëshin e Otso Liimatta (4′, 6′, 48′) dhe një tjetër nga Miska Ylitlova (90+6') skuadra e drejtuar nga Alban Bushi është mposhtur nga Finalda me rezultat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar të premtën në tokën finlandeze e të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Golin e vetëm për Shqipërinë e ka shënuar Adrion Pajazit në minutën e tetëdhjetë.
Pas kësaj ndeshje Shqipëria gjendet në vendin e dytë me gjashtë pikë aq sa ka edhe Zvicra si kryesuese e grupit.























