Netanyahu: Po vjen faza e ardhshme
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu: Po vjen faza e ardhshme

V.TH. / RTKlive

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë ushtarëve të tij të shtunën gjatë ditës se, “Faza e ardhshme është duke ardhur”, duke dhënë paralajmërimin e ri për ndërhyrje tokësore në Gaza.

Lideri po fliste nga Izraeli jugor, sipas videos së postuar në Facebook nga zyra e tij .

“Jemi të gjithë gati”, ka shkruar ai.

Ndryshe lufta në Lindjen e Mesme shpërtheu javën e shkuar pasi grupi militant palestinez Hamas nisi ofensivë ndaj Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë me sulme të ashpra. Deri më tani si pasojë e dhunës, mbi 1.300 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 1.500 në Gazë. Po ashtu, dhjetëra pengje janë marrë nga militantët e Hamasit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota