Më shumë se 3500 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe Rripin e Gazës
BKT
Rajoni dhe Bota

Më shumë se 3500 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe Rripin e Gazës

Bardhyl Bajrami / RTK

Më shumë se 3500 persona kanë vdekur që nga e shtuna e kaluar kur nisi dhuna e fundit mes pjesëtarëve të Hamasit dhe Izraelit. Rreth 1300 persona kanë humbur jetën nga ana e Izraelit ndërsa më shumë se 2200 në Rripin e Gazës pas kundërpërgjigjes së Izraelit.

Ndërsa vetëm të shtunën janë vrarë të paktën 12 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë gjatë një sulmi raketor mbi një autokolonë me automjete me civil e cila po shkonte drejt pjesës jugore të Gazës. Për rrugën nga e cila po lëvizte autokolona, Izraeli kishte thënë se është e sigurt për tu evakuuar. Në mesin e viktimave kishte fëmijë nga 2 deri 5 vjeç. Ministria palestineze e shëndetësisë e ka fajësuar Izraelin për këtë sulm derisa Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se po e hetojnë rastin. Izraeli ka urdhëruar 1.1 milion palestinez që jetonin në pjesën veriore të Gazës, të largohen dhe të shkojnë drejt pjesës jugore.

UNICEF-i, organizatë kjo e OKB-së ka thënë se nga java e kaluar kur nisi vala e fundit e dhunës, në Gazë janë vrarë më shumë se 700 fëmijë palestinez, ndërsa në përgjithësi ,të lënduar e plagosur janë më shumë se 8700 persona. ?Vrasja e fëmijëve duhet të ndërpritet?, ka thënë zëdhënësi I UNICEF-it, James Elder.

 Izraeli, banorëve të Gazës u ka dhënë një afat gjashtë orësh që të largohen apo evakuohen drejt pjesës jugore të Gazës. Ndërkohë kriza humanitare atje vetëm sap o thellohet e njerëzit janë në prag të urisë.

Ndërkohë po pritet të nisë një ofensivë tokësore e Izraelit në Gazë. Kryeministri i Izraelit, gjatë një adresimi televiziv të premten në mbrëmje ka thënë se ky është vetëm fillimi i kundërpërgjigjes së Izraelit ndërsa sot ka vizituar trupat izraelite në afërsi të kufirit me Gazën. ?Po afrohet një faze e re?, u ka thënë kryeministri izraelit ushtarëve në terren.

Ndërsa Libani ka njoftuar se edhe zyrtarisht do të parashtron ankesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për, siç ka thënë vrasjen e qëllimshme të gazetarit të agjencisë Reuters, Issam Abdallah nga Izraeli, shtetas ky libanez. Abdallah u vra të premten kur një raketë izraelite goditi një grup gazetarësh. Në këtë sulm u plagosën gjashtë gazetarë nga agjenci të ndryshme lajmesh si Reuters, Al Jazeera dhe France Presse.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota