SHBA-ja të hënën evakuon qytetarët e saj nga Izraeli përmes anijes
BKT
Foto: Ambasada e SHBA-së në Izrael / Facebook
Rajoni dhe Bota

SHBA-ja të hënën evakuon qytetarët e saj nga Izraeli përmes anijes

V.TH. / RTKlive

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën do t’i ndihmojnë qytetarët e tyre të largohen nga Izraeli me rrugë nga Haifa nëpërmjet detit për në Qipro, ka njoftuar ambasada e SHBA-së në Izrael.

Përmes një deklarate sot, ambasada e SHBA-së tha se: “Qeveria e SHBA-së po ndihmon shtetasit amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta me një dokument të vlefshëm udhëtimi për t’u nisur nga Haifa përmes detit për në Qipro më 16 tetor 2023”.

Tutje në deklaratën e Ambasadës thuhet se hipja fillon në orën 8:00 të mëngjesit me orën lokale (0500 GMT) dhe se qytetarët amerikanë duhet të mbërrijnë në terminalin e pasagjerëve jo më vonë se ora 9:00 e mëngjesit (0600 GMT).

Ambasada njofti se në anije do të lejohen në hypin qytetarët sipas rendit të mbërritjes dhe është në një bazë të hapësirës së kufizuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota