Muçi: Me Bullgarinë ta vazhdojmë festën e nisur pas ndeshjes me Çekinë
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka thënë se ndeshjen me Bullgarinë nuk e sheh si miqësore dhe se grupi te kombëtarja dëshrion vazhdimin e festës së nisur pas ndeshjes me Çekinë.
Ai ka folur para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00.
" Të them të drejtën këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mire përballë tifozëve tanë. Kështu që do të jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë”, ka thënë ai. "Shpresoj që shumë tifozë të vijnë dhe të na shikojnë. Ne do të japim më të mirën në këtë ndeshje, të vazhdojmë festën për fitoren me Çekinë. Tani duhet të fokusohemi te Bullgaria"























