Mbappe s’luan ndaj Skocisë
BKT
Sport

Mbappe s’luan ndaj Skocisë

F.B./RTKLive

Ylli francez Kylian Mbappe raportohet se nuk do të luajë në miqësoren kundër Skocisë.

“Gjelat” të martën përballen me Skocinë, në një ndeshje miqësore e cila pritet të dhurojë një sfidë interesante, ani pse është vetëm një duel miqësore.

Sipas medieve franceze, trajneri Didier Deschamps pritet ta pushojë yllin e skuadrës së tij në duel me skocezët.

Mbappe bëri paraqitje brilante në fitoren ndaj Holandës. Asi francez do të jetë më i qetë për ndeshjen e radhës të PSG në Ligue.