Partia e Donald Tusk pritet ta udhëheqë Poloninë
Luan Qorraj/RTK
Edhepse partia e cila që tetë vite udhëheqë Poloninë, Partia e Ligjit dhe Drejtësisë, fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duket që qeverinë e ardhshme polake do ta formojë opozita pro-liberale e udhëhequr nga Donald Tusk.
Sipas numërimit të deritanishëm të votave, Partia e Ligjit dhe Drejtësisë ka 36.6% të votave përderisa Koalicioni Civil i Donald Tusk rreth 31% , por, partia e Ligjit e Drejtësisë e cila deri më tani e udhëhoqi Poloninë, nuk duket të ketë partner të mundshëm të koalcionit përderisa një numër i partive që kanë kaluar pragun tanimë kanë shprehur gatishmëri të hyjnë në koalicion me Tusk.
Ajo që duket si humbje e konservatorëve u mirëprit në shumë vende evropiane, të cilat gjatë tetë viteve të kaluara kanë thënë se autoritete polake kanë filluar të largojnë vendin nga vlerat e përgjithshme të BE-së.























