Cohen: Izraeli nuk ka qëllim të luftojë palestinezët, por Hamasin
BKT
Rajoni dhe Bota

Cohen: Izraeli nuk ka qëllim të luftojë palestinezët, por Hamasin

A. B. / RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Eli Cohen, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka qëllim të luftojë palestinezët, por organizatën terroriste, Hamas.

"Ne e kemi target Hamasin si armik", tha ai në një deklaratë për mediat ndërkombëtare përmes platformës online Zoom.

Ai tha se përgjegjës për masakrën është Hamasi.

 "Ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin, por për dinjitetin ndërkombëtar", tha ai.

Cohen ka falënderuar shtetet dhe kombet që i kanë dhënë përkrahje Izraelit pas sulmit terrorist të Hamasit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota