Scholz u detyrua të evakuohej nga aeroplani në Tel Aviv
BKT
Rajoni dhe Bota

Scholz u detyrua të evakuohej nga aeroplani në Tel Aviv

B. H. | RTKlive

Delegacioni i kancelarit gjerman Olaf Scholz u desh të largohej papritur nga aeroplani, të martën në mbrëmje, përpara se të nisej nga Tel Avivi në Kajro për shkak të një alarmi rakete.

Scholz u fut në një ndërtesë me një makinë, derisa pasagjerëve të tjerë iu kërkua të shtriheshin në tokë në aeroport, raporton Blick.ch.

Me këtë rast janë lëshuar dy raketa kundërajrore, të cilat dëgjoheshin qartë në aeroport.

Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në aeroplan dhe më pas ai u nis për në Kajro.

Gjatë vizitës në Tel Aviv, kancelari Scholz u zotua për solidaritet me kryeministrin izraelit Netanyahu, teksa e dënoi ashpër sulmin terrorist të Hamasit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Scholz tha: "Kjo është një vizitë te miqtë në kohë të vështira. Siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij është çështje e shtetit".

Kancelari gjerman e dënoi edhe një herë ashpër sulmin e terroristëve të Hamasit më 7 tetor: "Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër këtij terrorizmi".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota