Qindra të vdekur pas sulmit në spitalin e Gazës, Izraeli mohon sulmin
E. H. / RTKlive
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë së paku 500 persona. Megjithatë, pretendimet e autoriteteve palestineze i ka mohuar qeveria izraelite.
“Nga analiza e sistemeve operacionale të IDF-së, një breshëri raketash janë hedhur në drejtim të Izraelit nga ana e armikut, raketa këto që ranë në afërsi të spitalit të goditur. Sipas informacioneve të inteligjencës, nga disa burime që disponojmë, organizata terroriste ‘Xhihadi Islamik’ është përgjegjëse për hedhjen e raketave që e goditën spitalin”, thuhet në njoftimin e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e ka anuluar një takim të planifikuar për të mërkurën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Aman të Jordanisë pas këtij sulmi.























