Biden në Izrael: ISIS s’duket asgjë para mizorive të Hamasit
BKT
Rajoni dhe Bota

Biden në Izrael: ISIS s’duket asgjë para mizorive të Hamasit

RTKlive

(E plotësuar) Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në vizitinë e tij në Izrael ka shprehur mbështetjen amerikane për Izraelin. Gjatë takimit me kryeministrin Benjamin Netanjahun, Biden ka dënuar sulmet e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Presindeti i SHBA-së, Biden ka thënë se Hamasi ka kryer mizori që e bëjnë ISIS-in të duket disi më racional. “Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez dhe i ka sjellë atyre vetëm vuajtje”, tha presidenti amerikan.

Sa i përket sulmeve ndaj spitalit në Gaza, Biden iu drejtua Netanjahut se sulmi “ngjason se sikur është bërë nga pala tjetër, jo nga ju”

 “Çështja është se unë isha thellësisht i trishtuar dhe i indinjuar nga shpërthimi i spitalit në Gaza dhe në bazë të asaj që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër dhe jo nga ju”, ka deklaruar Biden.

Kryeministri i Izraelit Netanjahu, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së për vizitën.

“Është thellësisht, thellësisht prekëse, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj Izraelit, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj të ardhmes së popullit hebre dhe shtetit të vetëm hebre”, ka thënë ai.

Autoritetet në Gaza kanë theksuar se Izraeli qëndron pas sulmit vdekjeprurës në spitalin në Gaza, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë përgjigjur duke thënë që ishte lëshuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, duke e bërë përgjegjës për shpërthimin që la qindra të vdekur.

Biden ka arritur në Izrael, takon Netanyahun

Luan Qorraj / RTK

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Izrael ku është takuar me kryeministrin Bunjamin Netanyahu për të garantuar përkrahjen amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit.

Biden, duke folur për shpërthimin e djeshëm në spitalin Al-Ahli në Rripin e Gazës, rikonfirmoi deklaratat izraelite duke thënë se shpërthimi duket të ketë qenë i shkaktuar nga pala tjetër.

 Biden gjithashtu deklaroi se është i interesuar të bisedojë me udhëheqësit izraelitë se çka do të ndodhë nga tani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota