VIF i dha para grupit të Gazës të lidhur me terrorin
BKT
Rajoni dhe Bota

VIF i dha para grupit të Gazës të lidhur me terrorin

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Organizata për Ndihmë e Partisë së Majtë (VIF) prej disa vitesh i ka dhënë para organizatës palestineze DFLP (Democratic Front for the Liberation of Palestine).

Tani DFLP pretendohet se ka marrë pjesë në sulmin e Hamasit në Izrael.

“Jemi të shokuar”, shkruan VIF në një koment.

Organizata e ndihmës e Partisë së Majtë, Forumi Ndërkombëtar i Majtë (VIF), deri në vitin 2019 i ka dhënë para organizatës palestineze DFLP.

Paratë, të cilat janë grumbulluar nga SIDA (Swedish International Development Cooperation Agency), kanë shkuar për projektet e demokracisë për të forcuar gratë e reja dhe të drejtat e njeriut.

Tani VIF shkruan në një deklaratë për shtyp se DFLP ka dalë me faktin se dega e tyre në Gaza ka marrë pjesë në sulmin terrorist të Hamasit në Izrael.

"Jemi të tronditur. Nëpërmjet Listës Daneze të Unitetit, VIF ka mbështetur një projekt barazie për të rinjtë dhe të drejtat e njeriut në Bregun Perëndimor. Tani mësuam se një nga palët e lidhura me projektin ka marrë pjesë në sulmet e dënueshme", thotë Johanna Eliasson, kryetarja e VIF-it, transmeton RTKlive.

Nuk është e qartë se sa para kanë shkuar nga Partia e Majtë në DFLP.

Sipas njoftimit për shtyp, Partia e Majtë ka kontribuar me para për projektin, i cili është shpërndarë nga partia daneze Enhetslistan, ndërmjet viteve 2013-2019.

Agjencia e lajmeve “Ritzau” shkruan se Enhetslistan, që kur informacioni doli në dritë, i ka dhënë fund bashkëpunimit me DFLP.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota