Forcat e Kievit bëjnë përparim në Dnipro
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat e Kievit bëjnë përparim në Dnipro

Ardiana Gashi / RTK

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën presidenti ukrainas falënderoi homologun amerikan dhe Kongresin për furnizimin me raketa me rreze të gjatë ATACMS. Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se ushtarët ukrainas "po i përdorin ato në fushën e betejës".

Forcat ukrainase kanë avancuar në lumin Dnipro në bregun e kundërt, duke kaluar në territorin e pushtuar nga Rusia, kanë pohuar burimet ruse. Ata pretenduan se trupat ukrainase kaluan përmes mbrojtjes ruse ndërsa zbarkuan në bregun lindor të lumit Dnipro.

Sipas burimeve ruse forcat e mbrojtjes ukrainase përdorën për herë të parë një armë me rreze të gjatë të furnizuar nga SHBA duke goditur dy fusha ajrore ushtarake ruse, duke shkatërruar nëntë helikopterë dhe një bazë municionesh.

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, e përshkroi vendimin e Uashingtonit për të furnizuar ATACMS si "të pamatur" dhe "një gabim të rëndë" që nuk do të ndryshonte rezultatin e luftës.

Në anën tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy pas një telefonate me presidentin amerikan Joe Biden tha se mbështetja dypartiake nga Shtetet e Bashkuara është "tepër inkurajuese" për Ukrainën dhe trupat e saj, Biden, i cili diskutoi mbështetjen ushtarake për Kievin me Zelenskiy në thirrjen e së enjtes, do t'i kërkojë Kongresit 100 miliardë dollarë shpenzime të reja, duke përfshirë 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin, tha një burim i njohur me planin e tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota