Vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainë, ka civilë të vrarë
BKT
Foto: Arkiv
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainë, ka civilë të vrarë

Ardiana Gashi/RTK

Zyrtarët ukrainas thanë se gjatë 24 orëve disa civilë u vranë dhe u plagosën në sulmet ruse gjatë natës

Të paktën tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në bombardimet dhe sulmet e reja ajrore ruse që synonin rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës, raportuan zyrtarët, ndërsa disa zona shpallën alarm të përkohshëm për sulm ajror.

Kherson është shënjestëruar rregullisht nga granatimet ruse dhe sulmet ajrore nga përtej lumit Dnieper.

Guvernatori Oleksandr Prokudin tha se gjatë 24 orëve të fundit trupat ruse grasatuan Kherson 57 herë.

Në rajonin lindor të Donetskut, një civil u plagos nga bombardimet ruse të Avdiyivka, vetëm 15 kilometra në veri të qytetit të Donetskut të pushtuar nga Rusia, ku luftime të ashpra po zhvillohen.

Për disa javë, forcat ruse kanë ndërmarrë një ofensivë që synon rrethimin e Avdiyivka, operacioni më i madh ushtarak që Moska ka organizuar në muaj.

Zelenskiy tha në fjalimin e tij të fundit tha se forcat ukrainase kishin zmbrapsur një sulm të ri rus në qytet dhe po mbanin terrenin e tyre në luftime të ashpra në zonë.

Avdiyivka kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 30,000 njerëz, por vlerësohet se vetëm 1,600 mbeten ende në qytetin e shkatërruar.

Zelenskiy tha se humbjet ruse "janë të mëdha dhe humbje të tilla i duhen Ukrainës”

Përveç Avdiyivka, luftime të ashpra u raportuan edhe në drejtimet lindore të Kupyansk në rajonin e Kharkiv dhe Nadyia, e Luhansk.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota