Zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, Milei dhe Massa shkojnë në balotazh
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, Milei dhe Massa shkojnë në balotazh

Dardan Ramabaja / RTK

Dy kanditatët presidencial të Argjentinës, Javier Milei dhe Sergio Massa shkojnë në balotazh pasi nuk arritën votat e mjaftueshme për tu zgjedhur.

Ministri i Ekonomisë i Argjentinës Sergio Massa ka sfiduar pritshmëritë duke fituar më shumë se 36% të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke e vënë atë në balotazh me kandidatin e ekstremit të djathtë Javier Milei.

Me shumicën e votave të numëruara tani, asnjë kandidat nuk ka marrë më shumë se 45% të votave që është pragu për t'u zgjedhur.

Shumë anketa besonin se votuesit do ta ndëshkonin Massa për krizën financiare, pasi Inflacioni në Argjentinë është afërsisht 140%.

Kandidati kryesor Javier Milei kryeson në sondazhet para votimit. Ai mori 30% të votave, që u tejkalua nga numri i rivalit të tij të majtë.

Argjentinasit do të duhet të zgjedhin mes të dyve në një votim pasues të planifikuar për 19 nëntor.

Sondazhet parazgjedhore të Argjentinës janë tejet të pasakta dhe nuk mundën të parashikojnë as rritjen e Mileit në zgjedhjet paraprake të gushtit.

Argjentina ka dëshmuar një rritje të mbështetjes ndaj politikanit të ekstremit të djathtë, i cili është zotuar të heqë bankën qendrore dhe të zëvendësojë peson argjentinase me dollarin amerikan.

Përveç premtimit për një ndryshim në politikat ekonomike, Milei ka bërë fushatë për të reduktuar zyrat qeveritare në atë që ai thotë se do të reduktonte burokracinë në qeveri.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota