13:55 / 23.10.2023
Një person ka humbur jetën nga stuhia në Spanjë
Dardan Ramabaja / RTK
Më shumë se 500 incidente u regjistruan në pjesë të ndryshme të Andaluzisë këtë të diele, ndërsa stuhia Bernard përshkoi Spanjën.
Shumica e tyre u shkaktuan nga erërat e forta dhe shiu, kryesisht në provincat Cádiz dhe Huelva sipas Shërbimeve të Emergjencës Andaluziane.
Një person ka humbur jetën këtë të diele kur automjeti me të cilin po udhëtonte është përmbysur pas rrëshqitjes së dheut në rrugën Arroyo Sequillo, në rajonin Huelva.
Stuhia Bernard do të vazhdojë të prekë Spanjën kontinetale ku alarame janë ngritur 18 provinca në nëntë rajone nga era, shiu dhe deti i trazuar.























