Ambasadorja Ziv: Izraeli po lufton terroristët e Hamasit
BKT
Rajoni dhe Bota

Ambasadorja Ziv: Izraeli po lufton terroristët e Hamasit

M.Miftari/RTKlive

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se lufta në Rripin e Gazës është duke u zhvilluar kundër terroristëve të Hamasit, jo kundër popullit palestinez.

Ajo përmes platformës “X” ka shkruar se nuk justifikohen vrasjet e civilëve të pafajshëm, fëmijëve, grave, pleqve, por as të përdoren si mburoja palestinezët në Gaza, teksa ftoi që e gjithë bota ta dënojë terrorizmin e Hamasit.

"Izraeli nuk po lufton kundër popullit palestinez.

Izraeli po lufton terroristët e Hamasit.

Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjet barbare të papërfytyrueshme të fëmijëve, grave dhe pleqve të pafajshëm.

Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e palestinezëve në Gaza si mburoja njerëzore.

Pothuajse 600 raketa të hedhura nga Hamasi në drejtim të Izraelit ranë në Gaza, duke përfshirë spitalin Al-Ahli, duke vrarë palestinezë të pafajshëm.

E gjithë bota duhet të ngrihet për të dënuar terroristët e Hamasit", ka shkruar ambasadorja Ziv.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota