Sllovaki, Fico paralajmëron ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, njoftoi përfundimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Përfundimi i ndihmës ushtarake u shfaq edhe në fushatën elektorale.
Kryeministri i ri sllovak, Robert Fico, ka njoftuar se vendi do t'i japë fund ndihmës ushtarake për Ukrainë, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Heqja e ndihmës ushtarake ishte një nga premtimet zgjedhore të Ficos. Ai beson se negociatat e paqes duhet të fillojnë menjëherë.
Partia populiste e krahut të majtë “Smer” e Ficos fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Qeveria e tij përfshin gjithashtu partinë “HLAS” që u shkëput nga “Smer” dhe partinë kombëtare të ekstremit të djathtë “SNS”.
Sipas Ficos, negociatat e paqes duhet të nisin menjëherë, sepse "vazhdimi i vrasjeve nuk i sjell dobi askujt".























