15:28 / 26.10.2023
Sudan, rinisin negociatat për paqe
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Palët ndërluftuese në konflikt, në Sudan, kanë rinisur negociatat e paqes.
“Negociatat po zhvillohen në Arabinë Saudite me synimin për t'i dhënë fund luftës”, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Bëhet e ditur se mbi 9.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 5.6 milionë janë zhvendosur, që nga fillimi i luftës në fillim të këtij viti.























