17:36 / 26.10.2023
Tonali përjashtohet nga futbolli për dhjetë muaj
Uran Krasniqi / RTKLive
Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli për dhjetë muaj për shkak të përfshirjes në skandalin e basteve në Itali, ka njoftuar Fderata e Futbollit e Italisë.
Tonali, i cili iu bashkua Newcastle United nga AC Milan këtë vit, duhet gjithashtu të marrë pjesë në seancat e trajtimit për lojtarët me probleme.
Kësisoji italiani do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit me klubin anglez dhe turneun e verës së ardhshme të Euro 2024.
Paraprakisht për shtatë muaj dhe po për të njëjtën arsye ishte përjashtuar edhe futbollisti i Juventusit, Nicolo Fagioli.























