17:34 / 27.10.2023
Jesus s`mund ta ndihmojë Arsenalin për disa javë
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenal mund të jetë për disa javë pa Gabriel Jesus që është lënduar, ka thënë trajneri Mikel Arteta.
Kjo është bërë e ditur para ndeshjes kundër Sheffield United dhe vetëm pak ditë pasi sulmuesi brazilian ishte hero në fitoren e skuadrës angleze ndaj Sevillas në Champions League.
“Skanimi tregoi se kishte një lëndim të muskujve”, u ka thënë Arteta gazetarëve të premten.
Arsenali është i treti në renditjen e Premier League, vetëm dy pikë prapa liderit Tottenham dhe baraz me pikë me Manchester Cityn. Sheffield United është i fundit me vetëm një pikë pas nëntë ndeshjesh.























