Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim
RTKlive
Izraeli po refuzon një thirrje për një armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten.
“Ne e refuzojmë thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, ka shkruar ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në X, platforma e njohur më parë si Twitter.
Sipas tij, Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Gjithsej 120 vende votuan pro rezolutës, ndërsa 14 vende, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, votuan kundër. 45 vende të tjera abstenuan nga votimi.























