08:13 / 28.10.2023
I dyshuari për vrasjet masive në Maine gjendet i vdekur
RTKlive
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 18 personave në Maine është gjetur i vdekur pas një kërkimi treditor.
Sipas policisë, Robert Card, 40 vjeç, u gjet i vdekur nga një plagë e vetë-shkaktuar me armë zjarri, raporton BCC
Lajmi erdhi disa orë pasi policia hoqi një urdhër qëndrimi në shtëpi për komunitetin.“I dyshuari për të shtënat e të mërkurës është lokalizuar dhe është i vdekur”, thuhej në njoftimin e policisë. Trupi i tij është gjetur afër vendit ku ndodhën të shtënat, raporton BBC.























