Erdogan i bënë thirrje Izraelit t`i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës
BKT
Rajoni dhe Bota

Erdogan i bënë thirrje Izraelit t`i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës

SH.Ç/RTKlive

Presidenti i Truqisë, Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit t`i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës. Nëpërmjet X, Erdogan i bëri thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë këtë çmenduri.

“Bombardimet izraelite, të cilat u përshkallëzuan mbrëmë në Gaza, shënjestruan edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke e thelluar më tej krizën humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri, t'u japë fund sulmeve të tij”, ka theksuar Erdogan.

Ai u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të palestinezëve të organizuar nga partia e tij sot në Stamboll.

Bombardimet e ushtrisë izraelite vazhduan mëngjesin e së shtunës,  por u reduktuan në krahasim me intensitetin që patën në mbrëmje, kur Enklava palestineze u fshi , duke lënë pas një numër të paspecifikuar viktimash.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota