Opozita shqiptare javën e ardhshme zyrtarizon bashkëpunimin për zgjedhje
SH.Ç/RTKlive
Fronti opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut javën e ardhëshme do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme në vend.
”Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme. Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut", thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.
Sipas kumtesës, në ditët në vijim, organet e partive, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë.
"Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare. Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.























