Dortmund dhe Frankfurt ndahen baras
BKT
Sport

Dortmund dhe Frankfurt ndahen baras

Uran Krasniqi/RTKLive

Borussia Dortmund ia ka dalë ta nxjerr një pikë nga udhëtimi në Frankfurt për t`u ndeshur me skuadrën e quajtur Eintracht.

Në "Deutsche Bank Park" janë  realizuar plot gjashtë gola dhe ndeshja është mbyllur me rezultat 3-3.

Kanë qenë vendasit që e kanë gjetur golin e avantazhit qysh në minutën e tetë me Marmoush. Pas golit të parë ka barazuar edhe goli i dytë për vendasit, ku në minutën e njëzet e katërt ka realizuar i njëjti futbollist. 

Dortmund ia ka dalë ta ngushtojë rezultatin me golin e Sabitzer në kohën shtesë të pjesës së parë dhe të shkojë në pushim. 

Pas kthimit në fushë nga zhveshtorja, "milionerët" e kanë barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katërt përmes Moukoko. 

Frankfurt ka rigjetur epërsinv në minutën e gjashtëdhjetë e tetë me Chaibi, por Dortmund nuk është dorëzuar dhe Brandt e ka barazuar rezultatin sërish. 

Pas nëntë javësh, në tabelën që kryesohet nga Bayer Leverkusen, Dortmund gjendet në vendin e katërt, kurse Frankfurt në pozitën e shtatë.