Shtyhet ndeshja në Ligue 1, trajneri lëndohet rëndë trajneri italian
BKT
Sport

Shtyhet ndeshja në Ligue 1, trajneri lëndohet rëndë trajneri italian

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndeshja e së dielës në Ligue 1 midis Olympique de Marseille dhe Olympique Lyonnais është anuluar pasi autobusi i ekipit të Lyonit është goditur me gurë dhe trajneri Fabio Grosso ka marrë lëndime.

Kjo ka ndodhur derisa lojtarët ishin nisur në drejtim të stadiumit "Velodrome" ku do të zhvillohej ndeshja.

Sipas mediave, Grosso ka pësuar lëndime në kokë dhe fytyrë.

Presidenti i klubit të Lyon, John Textor ka thënë se Grosso nuk ishte në gjendje as të fliste për shkak të lëndimit.

"Ai kishte copa xhami në fytyrën e tij", ka thënë i pari i klubit. 

Arbitri Francois Letexier ka thënë se vendimi për moszhvillimin e ndeshjes është marrë pas diskutimeve me skuadrën e Lyon.