22:56 / 29.10.2023
S`ka fitues në ndeshjen Napoli - Milan
Uran Krasniqi/RTKLive
Napoli dhe Milan janë ndarë baras të dielën në "Stadio Diego Armando Maradona".
Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-2.
Skuadra e Stefano Piolit ka hyrë në ndeshje me presion të madh pas dy humbjeve, kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain.
Pjesa e parë dhe dy golat e Giroud (22', 31') e kanë vendosur skuadrën vendase në pozitë të keqe, por pjesa e dytë ka parë napolitanët që të kthehen në lojë dhe ta vendosin barazpeshën me golat e Politano (50') dhe Raspodari (63').
Pas kësaj ndeshje, Napoli dhe Milan kanë konsoliduar pozitat e tyre në tabelë, ku Milan gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Napoli në të katërtën.























