Forcat ajrore ukrainase rrëzojnë fluturaket ruse pa pilot
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat ajrore ukrainase rrëzojnë fluturaket ruse pa pilot

Luan Qorraj /RTK

Përderisa forcat ukrainase po vazhdojnë të sulmojnë në drejtimet e Bakhmutit dhe në rajonin Zaporizhzhia, po arrijnë njoftime se forcat e rregullta ruse në rrethinat e Adiivka-s duket të kenë inkorporuar njësitet e mercenarëve të grupit Wagner, në radhët e forcave të rregullta.

Kievi zrytar ka noftuar se forcat ukrainase kanë vazhduar me operacione në rrethinat e Bakhmutit, si dhe në rajonin e Zaporizhzhia-s, ku ato vazhduan me përparime të kufizuara. Gjithashtu ka njoftime se Rusia ka nisur edhe një numër të sulmeve ajrore kundër caqeve në thellësinë e Ukrainës, por pjesa më e madhe e raketave dhe fluturakeve pa pilot u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Ndërkohë, nga Adiivka, e cila është shndërruar në qendrën e luftimeve në frontin ukrainas, vijnë njoftime se forcat e rregullta ruse duket të kenë inkorporuar njësitet e mercenarëve të grupit Wagner në radhët e veta. Disa analistë thonë se kjo ndodhi për shkak të humbjeve të mëdha që Rusia i pësoi gjatë javëve të fundit në Adiivka dhe shtojnë se përdorimi i mercenarëve tregon se Moska planifikon të vazhdojë me sulme drejtë Adiivka-s, pa marrë parasysh humbjet e deritanishme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota