Përplasje trenash në Indi, 13 të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Përplasje trenash në Indi, 13 të vdekur

Hanife Osmani /RTK

Përplasja vdekjeprurëse mes dy trenave në Indinë Jugore ka lënë të vdekur 13 persona. Hetimet kanë treguar se ishte gabimi njerëzor ai që shkaktoi këtë fatkeqësi, njoftuan autoritetet.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur në përplasjen e dy trenave me pasagjerë, të dielën, në Andhra Pradesh të Indisë jugore.

Sipas zyrtarëve të dhënat e gjetura deri më tani tregojnë se ishte gabimi njerëzor ai që kishte shkaktuar këtë përplasje. E këtë e konfirmoi edhe shefi i Marrëdhënieve me Publikun i Hekurudhave të Bregut Lindor. Ai shtoi se 33 trena janë anuluar dhe 22 të tjerë janë devijuar pas aksidentit.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllime dhe tha se ishte në kontakt me ministrin e Hekurudhave. E që ky i fundit ka paralajmëruar edhe dëmshpërblim financiar për viktimat.

Qindra ambulanca, mjekë, infermierë dhe personel shpëtimi, u dërguan në vendngjarje në përpjekje për të shpëtuar pasagjerët.

India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë, me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë, por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore duhet të përmirësohet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota