13:51 / 30.10.2023
Evakuohen shkollat hebraike në Paris, pas kërcënimit me bombë
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Një numër shkollash hebraike në Paris dhe periferi janë evakuuar të hënën, si pasojë e një kërcënimi anonim me bombë.
Sipas burimeve të 'Jerusalem Post', paraprakisht ishte marrë një kërcënim se do të ketë "shpërthime me bombë në 20 shkolla të ndryshme hebraike në zonën e Parisit".
Policia ka kontrolluar disa shkolla për lëndë shpërthyese, por nuk ka gjetur asgjë.
“Disa nga shkollat janë evakuuar. Në shumicën e shkollave prindërve iu kërkua që t'i merrnin fëmijët në shtëpi”, thotë një nga burimet e kësaj gazete, raporton RTKlive.
Sipas "Jerusalem Post" edhe pse të gjithë janë mirë, kjo ngjarje shkaktoi panik te prindërit.























