Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi
BKT
Foto/: gov.me
Rajoni dhe Bota

Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi

A.B / RTKlive

Kuvendi i Malit të Zi, mëngjesin e 31 tetorit zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq, pas seancës plenare që zgjati tërë natën.

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e 44-të të kryeministrit Milojko Spajiq.

Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër dhe një abstenoi. Diskutimi në Kuvend ka zgjatur gjithë natën. Qeveria e Milojko Spajiqit ka tre nënkryetarë, dy nënkryetarë të departamenteve dhe 17 ministra.

Pas zgjedhjes së Qeverisë, kryeministri Milojko Spajiq bëri betimin në Kuvend. Ai tha se do t'i kryejë detyrat sipas Kushtetutës dhe ligjit, me nder, përgjegjësi dhe ndërgjegje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota