Vazhdojnë operacionet në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë operacionet në Gaza

Dardan Ramabaja / RTK

Izraeli thotë se ka pasur "shkëmbime zjarri " me Hamasin në Gaza gjatë natës, ndërsa ofensiva tokësore vazhdon.

Ushtria Izraelite thotë se forcat e saj u sulmuan nga "terroristët" me raketa antitank dhe mitralozë.

Sulmet ajrore në Rripin e Gazës vazhduan gjithashtu gjatë natës duke goditur më shumë se 300 objektiva sipas ushtrisë Izraelite.

Izraeli thotë se po fokusohet në veri të Gazës, por vazhdon të godasë "të gjitha pjesët e Rripit"

Ndërsa Hamasi thotë se i ka zënë pritë tre automjeteve izraelite me raketa antitank dhe ka sulmuar trupat tokësore me predha në jug të Gazës Izraeli ka zgjeruar operacionet tokësore në Gaza ndërsa kërkon të ndëshkojë Hamasin për sulmin e përgjakshëm tre javë më parë që autoritetet izraelite thonë se vrau mbi 1,400 njerëz.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se 8,306 njerëz, duke përfshirë 3,457 të mitur, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Zyrtarët e OKB-së thonë se më shumë se 1.4 milion civilë të Gazës nga rreth 2.3 milion janë bërë të pastrehë.

Numri në rritje i të vdekurve ka tërhequr thirrje nga SHBA, që është aleati kryesor i Izraelit, dhe vende të tjera përfshirë OKB-në për një pauzë në luftimet për të lejuar më shumë ndihma humanitare në enklavë.

Por Kryeminstri Netanyahu ka deklaruar të hënën vonë se "Thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t'i dorëzohet Hamasit, t'i dorëzohet terrorizmit, t'i dorëzohet barbarizmit, dhe se jjo nuk do të ndodhë".

Specialistët ushtarakë thonë se forcat izraelite po lëvizin ngadalë në ofensivën e tyre tokësore pjesërisht për të mbajtur të hapur mundësinë që militantët e Hamasit të negociojnë lirimin e pengjeve.

Kujdesi relativ me të cilin trupat izraelite kanë marrë dhe siguruar pjesë të territorit në ditët e para të operacioneve të qëndrueshme tokësore në Gaza qëndron në kontrast me tre javët e fundit të sulmeve ajrore të pandërprera në enklavën e Mesdheut, si dhe me ofensivat e mëparshme tokësore të Izraelit atje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota