Lumin Amazona e ka kapluar thatësira historike
Hanife Osmani/RTK
Lumi Amazona me sistemin më të madh ujor në botë, po përballët me ulje drastike të nivelit të ujit.
Sipas ekspertëve ndryshimet klimatike kanë ndikuar në thatësirën e dukshme atje.
Lumin Amazona e ka kapluar një thatësirë e madhe, e cila si rezultat ka ulur në mënyrë drastike nivelet e lumenjve në rajon. Instituti Mamiraua organizatë kjo për ruajtjen e natyrës e cila financohet nga qeveria braziliane, ka paraqitur pamjet e filmuara me dron të cilat dukshëm treguan efektet shkatërruese që thatësira kishte shkaktuar në nivelet e ujit të lumit Amazon.
Thatësira aktuale po vështirëson, madje po e bën të pamundur edhe lundrimin në shumë zona nëpërmjet Amazonës.
Sipas ekspertëve, sezoni i thatë është përkeqësuar këtë vit për shkak të El Nino, një model i parregullt klimatik mbi Oqeanin Paqësor që prish motin normal, duke shtuar efektin e ndryshimeve klimatike.
Amazona është lum në Amerikën Jugore, i cili ka të ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë.
Amazona ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali dhe Maron.
Ajo bashkë me lumin Ujakalin dhe lumin Apurimak ka një gjatësi rreth 7100 km.
Sipas ekspertëve ndryshimet klimatike kanë ndikuar në nivelin e ujit.























