16:23 / 31.10.2023
Vinicius firmos kontratën e re me Real Madridin
F.Bytyqi/RTKLive
Tashmë është zyrtare. Ylli brazilian Vinicius Jr ka firmosur kontratën e re me gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Sipas medieve iberike, “Los Blancos” dhe braziliani kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur mes palëve.
Vinicius Jr ka vazhduar kontratën me madrilenët deri në verën e vitit 2027.
23-vjeçari, i cili pesë vite me parë kishte zbritur në Madrid, tashmë është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Braziliani ka shënuar 63 gola dhe i ka fituar gjithsejtë nëntë tituj.























