16:34 / 31.10.2023
Moti i lig në veriun e Italisë ka shkaktuar dëme serioze në Milano
Hanife Osmani / RTK
Një valë e re e motit të lig ka goditur veriun e Italisë, kështu duke shkaktuar dëme serioze në Milano.
Lumi Seveso, i cili rrjedh me tubacione nën qytet, duket se është shkaktari kryesor i përmbytjeve të mëdha në disa lagje në pjesën veriore të qytetit.
Lagjja Niguarda është një nga më të prekurat e cila shkaktoi shqetësime për popullatën e saj me rrugë të përmbytura, linja dhe tramvaje të mbuluara me ujë.
Në veçanti, Viale Fulvio Testi, një akses i rëndësishëm në qendër të qytetit, u mbyll. Midis mesnatës dhe orës 7:30 të mëngjesit të në qytet ranë 44,8 milimetra shi në qytet, rreth një e treta e mesatares për të gjithë muajin tetor.























