Hapet pika kufitare për Rafah për trajtimin e të plagosurve nga Gaza
BKT
Foto/ news.sky.com
Rajoni dhe Bota

Hapet pika kufitare për Rafah për trajtimin e të plagosurve nga Gaza

Hanife Osmani / RTK

Hapet pika kufitare për Rafah për trajtimin e të plagosurve nga Gaza në Egjipt. BBC ka nisur një shërbim radio emergjence për Gazën, i cili do të transmetohet në valë të mesme. Izraeli humbi 11 ushtarë nga sulmet tokësore të së martës.

Është hapur për herë të parë kalimi në pikën kufitare Rafah nga Gaza në Egjipt që nga fillimi i rrethimit nga Izraeli për më shumë se tri javë më parë. Raportohet për të paktën 20 pacientë palestinezë dhe 110 shtetas të huaj të jenë larguar nga Gaza deri më tani. 88 palestinezë të plagosur dhe rreth 500 shtetas të huaj do të lejohen të dalin në fazën e parë.

Në Gaza, shërbimet e telefonit dhe të internetit janë ndërprerë plotësisht, thotë ofruesi Paltel.

Shërbimi Botëror i BBC-së ka nisur një shërbim radio emergjence për Gazën, i cili do të transmetohet në valë të mesme, shërbimi i urgjencës i quajtur Gaza Daily do të transmetojë lajme ditore për banorët e Gazës dhe gjithashtu do t'u ofrojë dëgjuesve këshilla për sigurinë se ku të kenë qasje në strehim, ushqim dhe furnizime me ujë.

Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se 8,796 persona janë vrarë atje që nga fillimi i konfliktit, 3,648 nga të vrarët në Rripin e Gazës janë fëmijë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se shtatë nga pengjet e marra nga Izraeli më 7 tetor, u vranë në sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia të martën në Gaza.

Luftimet tokësore në Gaza të martën lanë të vrarë edhe 11 ushtarë izraelitë duke e çuar numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në 326 që nga 7 tetori, thonë autoritetet izraelite. Izraeli tha se kishte në shënjestër një komandant të Hamasit dhe në tunele. Dhjetëra persona u raportuan të vdekur nga sulmet mes tyre, dhe fëmijë, ndonëse raporton BBC se nuk mundi ta konfirmojë numrin e saktë të viktimave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota