Maska e shitur 150 euro, rishitet 4 milionë euro
BKT
Rajoni dhe Bota

Maska e shitur 150 euro, rishitet 4 milionë euro

Hanife Osmani|RTK

Maska afrikane e shekullit të 19-të e shitur 150 euro, u ri-shit nga një tregtar mbeturinash me një çmim marramendës mbi 4 milionë euro. Tregtari i mbeturinave ka mohuar se ishte në dijeni për vlerën e saj.

Për maskën nga e cila ka vetëm disa të llojit në botë, është hapur një gjyç në Ales për ecurinë e pazakontë të saj. Çifti e shiti fillimisht maskën e trashëguar nga një gjysh tek një tregtar për 150 euro. Më pas po i njëjti çift pas pensionimit menduan se i ishte bërë padrejtësi, ndaj iu drejtuan gjykatës për anulimin e shitjes origjinale. Gjykata e Ales do të japë vendimin e saj më 19 dhjetor.

Gaboni gjithashtu ka nisur procedurat, duke pretenduar se maska i përket asaj dhe synon ta rimarrë atë.

Lloji i maskës quhet "Ngil" nga populli Fang i Gabonit, që daton nga fundi i shekullit të 19-të, e cila u bart nga shoqëria sekrete franceze gjatë ceremonive, nismave dhe paradave të shenjta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota