Blinken takon Netanyahun flasin për hapa konkretë për mbrojtjen e civilëve
V.Th. RTKlive
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, arriti në Izrael të premten ku u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Para gazetarëve në Uashington përpara udhëtimit, Blinken ka thënë se diskutimet me Izraelin do të përfshin "hapa konkretë" për të minimizuar dëmin ndaj civilëve në Gaza.
Edhe Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka bërë të ditur takimin e kryeministrit izraelit dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
"Kryeministri Benjamin Netanyahu tani po mban një takim privat me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, në Kirya në Tel Aviv. Ata do të takohen edhe me anëtarët e Kabinetit të Luftës”, ka shkruar zyra e Netanyahut në “X”.
Ndryshe Blinken është në vizitën e tij të tretë në Izrael që nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor.























