Stuhia “cairan“ godet Evropën, disa të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Stuhia “cairan“ godet Evropën, disa të vdekur

Dardan Ramabaja/RTK

Nga stuhia që goditi Evropën Perëndimore të enjten, kanë mbetur të vdekur dy persona në Belgjikë dhe pesë të tjerë në Itali, ku gjendja paraqitet më e rëndë.

Zona të mëdha të Toskanës janë goditur nga përmbytjet, duke lënë pesë persona të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, pasi erërat e forta dhe shiu goditën Italinë qendrore.

Makinat u fshinë pasi lumi Bisenzio doli nga shtrati ndërsa njerëzit u ngjitën në çati për t'i shpëtuar përmbytjes.

Mes të zhdukurve një çift, makina e të cilëve u gjet e përmbysur në Vinci në perëndim të Firences raportohet në mesin e të zhdukurve.

Katër spitale gjithashtu u përmbytën, njerëzit u bllokuan në makinat e tyre në nënkalime kurse bregu perëndimor u godit nga dallgët e larta.

Stuhia arriti në Toskanë të enjten mbrëma ku guvernatori rajonal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi erërat arritën shpejtësinë 140 km/h. Ai i përshkroi reshjet si "të paprecedenta në 100 vitet e fundit".

Livorno në bregdet dhe qytetet Prato dhe Montemurlo pranë Firences ishin ndër zonat më të prekura.

Në Montemurlo, zyrtarët thanë të premten se 200 mm shi kishin rënë që nga pasditja.

Stuhia Ciarán ka shkaktuar më shumë se 12 vdekje në të gjithë Evropën Perëndimore.

Erërat prej 207 km/h u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë.

Një fëmijë pesëvjeçar ishte një nga dy personat e vrarë në Belgjikë nga rrëzimi i pemëve.

Linjat e energjisë elektrike u prishën dhe transporti u ndërpre rëndë. Banorët duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në ishullin Channel të Jersey.

Më në lindje, ka pasur alarme të kuqe të motit në Slloveni dhe Kroaci. Parashikuesit paralajmëruan për erëra të forta, breshër dhe stuhi dhe autoritetet në Slloveni paralajmëruan për një nga ciklonet më të forta në 10 vitet e fundit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota