Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e moti i lig në Itali
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e moti i lig në Itali

Flutura Bekqeli /RTK

Moti i ashpër dhe i ftohtë arriti në Toskanë të enjten mbrëma, pasi erërat arritën 140 km/h. Guvernatori rajonal Eugenio Giani e përshkroi shiun e dendur, si të paprecedentë në 100 vitet e fundit.

Pas një takimi të kabinetit, kryeministrja Giorgia Meloni shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat më të goditura të Toskanës. Raporohet për spitale të përmbytura derisa njerëzit në makina u bllokuan në nënkalime dhe bregu perëndimor u përplas nga dallgët e larta.

Kushtet ekstreme të motit janë të lidhura drejtpërdrejt me stuhinë Ciarán, e cila ka shkaktuar më shumë se 13 vdekje në Evropën Perëndimore.

Erërat prej 207 km/h u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë.

Linjat e energjisë elektrike u prishën dhe transporti u ndërpre rëndë. Një fëmijë pesëvjeçar ishte një nga dy personat e vdekur në Belgjikë nga rrëzimi i pemëve. Banorët duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në ishullin Channel të Jersey.

Bregdeti perëndimor u godit nga dallgët që arrinin 3.5 m derisa dhe Milano u godit nga përmbytjet për herë të dytë këtë javë, tre ditë pasi lumi Seveso shpërtheu brigjet e tij.

Stuhia shkaktoi gjithashtu dëme në rajonin verilindor të Venetos, ku një person ishte zhdukur dhe guvernatori i vendit tha se 160 mm shi kishin rënë në 24 orë.

Më në lindje, ka pasur alarme të kuqe të motit në Slloveni dhe Kroaci. Parashikuesit paralajmëruan për erëra të forta, breshër dhe stuhi dhe autoritetet në Slloveni paralajmëruan për një nga ciklonet më të fortë në 10 vitet e fundit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota