Blinken udhëton drejtë Turqisë, përderisa dhuna në Gaza vazhdon
BKT
Rajoni dhe Bota

Blinken udhëton drejtë Turqisë, përderisa dhuna në Gaza vazhdon

Luan Qorraj / RTK

Sekretari Amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka udhëtuar drejtë Turqisë ku do të tenton të gjejë mënyrë për zbutjen e tensioneve në lindjen e mesme, përderisa vendet arape edhe një herë  kërkuan armëpushim emergjent për t`i ndihmuar civilët e ngecur në Gaza.

Sekretari Amerikan i shtetit Anthony Blinken, i cili gjatë javës së kaluar kreu disa vizita në rajon, është duke udhëtuar drejtë Turqisë ku me krerët e vendit do të diskuton rreth mënyrave të mundshme për zbutjen e tensioneve në lindjen e mesme. Vizita e Blinken në Turqi vie në kohën kur krerët e vendeve arape edhe një herë bënë thirrje për armëpushim emergjent në rripin e gazës ku qindra mijëra civil po mbijetojnë në kushte katastrofike.

Sipas OKB-s, deri me tani, rreth 1.5 milion banorë të rripit të gazës, prej 2.1 milionë sa i ka territori, janë detyruar të zhvendosën për shkak të bombardimeve dhe luftimeve dhe, pjesa më e madhe e tyre nuk ka qasje në ushqim, ilaçe apo ujë të pijshëm.

Ndërkohë, nga rripi i gazës njoftohet se aviacioni Izraelit ka vazhduar me bombardime në pjesët e ndryshme të territorit përderisa forcat tokësore të Izraelit po vazhdojnë përparimin e ngadalshëm në dy drejtime për rreth qytetit Gaza. Sipas Tel-Avivit, qindra kilometra tunele të cilat i ka ndërtuar Hamasi po e vështirësojnë përparimin e forcave izraelite por, autoritetet në Izrael ende nuk tregojnë shenja të gatishmërisë për ti ndaluar operacionet në Gaza.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota