Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza po tërheq fokusin nga konfliktit në Ukrainë
Luan Qorraj / RTK
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelnsky, ka thënë se lufta mes Izraelit dhe Hamasit, në rripin e Gazës, është duke e marrë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë dhe shtoi se ky ka qenë njëri prej qëllimeve të Kremlinit.
Sipas Zelensky-t përkrahja e Moskës për Hamasin u bë me mu këtë qëllim, pasi që Kremlini është i vetmi i cili sheh përparësi në lodhjen e aleatëve të Ukrainës.
Ndërkohë, nga fronti njoftohët për sulme të reja të forcave Ruse në rrethinat e Adiivda-s ku, gjatë javëve të kaluara Rusia nisi dhjetëra sulme të pasuksesshme duke shënuar humbje të mëdha në teknikë dhe njerëz.
Por, njëkohësisht, as forcat Ukrainase nuk duket të jenë në gjendje të shënojnë përparime të mëdha dhe, në rast që nuk ndodhë ndonjë ndryshim i madh, fronti Ukrainas do të mbetët stabil edhe një kohë të gjatë.























