15:24 / 05.11.2023
Drita mposhtet në Klinë, Fushë-Kosova fiton nga Liria
Uran Krasniqi/RTKLive
Dukagjini ka realizuar fitore kundër Dritës, ndërsa edhe Fushë Kosova ka dalur me fitore nga ndeshja me Lirinë.
Kësisoji Java e trembëdhjetë e Superligës së Kosovës në futboll ka qenë edhe një goditje për aspiratat e gjilansve për titull.
Në Klinë, fitorja e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku, ka fituar me rezultat minimal.
Një gol i Morinës i shënuar në minutën e pesëdhjetë e shtatë e ka sqaruar fituesin e takimit.
Në Fushë-Kosovë vendasit kanë fituar me dy gola dallim. Ivkic (59')
dhe Meziu (69') kanë realizuar për Fushë-Kosovën.
Prishtina dhe Llapi ndeshen nga ora 19:00.
Aktualisht tabelën e Superligës e kryeson Ballkani.























