Stuhi të mëdha godasin Evropën
BKT
Rajoni dhe Bota

Stuhi të mëdha godasin Evropën

Hanife Osmani /RTK

Stuhi të mëdha kanë goditur disa vende të Evropës Perëndimore. Njoftohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zona të prekura.

Stuhia Ciarán dhe Domingo shkaktuan kërdi në të gjithë Evropën Perëndimore gjatë javës, duke lënë gjurmë shkatërruese në shumë pjesë të qyteteve.

Italia, Franca, Kroacia dhe Sllovenia u përballën më dëme të mëdha dhe përmbytje masive në disa zona.

Sipas shërbimit kombëtar të zjarrfikësve në Italisë, se paku 570 zjarrfikës kanë qenë të angazhuar në provincat e Firences, Pizës, Pistoia, Prato dhe Livorno.

Që nga premtja ekipet e shpëtimit kanë qenë në kërkim të personave të zhdukur, duke ndihmuar qytetarët e bllokuar në zonat e përmbytura.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota