Nepal,157 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit, dridhjet ende vazhdojnë
Dardan Ramabaja / RTK
Frika vazhdon të mbizotërojë nga shkatërrimi i mëtejshëm në Nepal, pas tërmetit të fuqishëm të së premtes, ku familjet e prekura janë detyruar të flenë në ambient të hapur pasi toka vazhdon të dridhet.
Pamjet nga ajri ka shfaqur shkallën e dëmit të shkaktuar nga tërmeti në dy rrethe të Nepalit. Tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër në Ramidanda në Jajarkot, shkaktoi viktima dhe dëme materiale të konsiderueshme në këto rrethe të provincës Karnali.
Deri më tani, 157 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tërmetit. Qeveria e Nepalit ka vendosur të zhvillojë një plan veprimi të integruar dhe të ndërtojë banesa rezistente ndaj tërmeteve brenda një viti për të rehabilituar njerëzit e prekur nga tërmeti duke lehtësuar kërkimin, shpëtimin dhe shpërndarjen e ndihmës.
Qeveria ka premtuar do të sigurojë mjete për çdo familje të viktimave ndërsa spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim falas për të plagosurit, dhe strehime të përkohshme për të prekurit.
Forcat e sigurisë janë vendosur për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit në rrethet e thyera të Jajarkot dhe West Rukum, 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu.
Nepali shtrihet përgjatë Himalajeve ku aktivitetet sizmike janë të vazhdueshme, shpesh me tërmete shkatërruese.























