Netanyahu po konsideron pauza të shkurtra në luftime por jo armëpushim
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu po konsideron pauza të shkurtra në luftime por jo armëpushim

Dardan Ramabaja/ RTK

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëron se Izraeli do të ketë "përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë" për Gazën pasi të përfundojnë luftimet, ndërsa i reziston thirrjeve për një armëpushim, por shton se do të shqyrtojë të shkurtra "pauza humanitare".

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të konsideronte "pauza të shkurtra taktike" në luftime, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave ose largimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, por përsëri hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Netanyahu tha gjithashtu se kur të përfundojë konflikti ai mendon se "Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë (në Gaza).

Ndërsa armëpushimi i përgjithshëm do të pengonte përpjekjet luftarake të vendit të tij, por ndalimi i luftimeve për arsye humanitare, një ide e mbështetur nga aleati kryesor i Izraelit, Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë të konsiderohet bazuar në rrethanat.

Netanyahu kishte biseduar për pauza të hënë edhe me presidentin amerikan Joe Biden, pasi edhe SHBA-të kanë frikë se Hamasi do të përfitonte nga një armëpushim i plotë.

Ndërkohë, ushtria izraelite, pasi ka rrethuar qytetin me popullsi të dendur të Gazës në veri, ku është vendosur Hamasi, njoftoni se kishte marrë një kompleks militantësh dhe po sulmonte luftëtarët e fshehur në një bastion tunelesh nëntokësore.

Duke bërë thirrje për një armëpushim urgjent, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi të hënën se Gaza po bëhet një "varrezë për fëmijët".

"Në të njëjtën kohë, Hamasi dhe militantë të tjerë përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe vazhdojnë të lëshojnë raketa pa dallim drejt Izraelit," ka shtuar Guterres.

Organizatat ndërkombëtare kanë thënë se spitalet nuk mund të përballojnë të plagosurit dhe ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë me dërgesat e ndihmave.

Ka kaluar një muaj që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 200 të tjerë, ndërsa nga bombardimet izraelite në Gaza, mbi 10,000 njerëz kanë mbetur të vdekur sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota